Gazetari Ervin Leka thotë se në momentin e arrestimit të Durim Bamit në Dubai, ky i fundit ishte në shoqërinë e të vëllait, Valter Bamit dhe një personi tjetër.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Leka u shpreh se duke qenë se Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë marrëveshje ekstradimi, pritet ekstadim i thjeshtuar ose dëbim i Durim Bamit.
Ndërsa avokati Edmond Petraj deklaroi se munësia që Bami të ekstradohet, është zero. Petraj shtoi se me akuzat e ngritura nga SPAK, Bami rrezikon burgim të përjetshëm.
Pjesë nga diskutimi
Ervin Leka: Bëhet fjalë vetëm për arrestimin e Durim Bamit, për shkak se GJKKO ka lëshuar edhe një urdhër arresti. Sa i përket kohës se arresitmit, ditën e sotme i është bërë akuza konkrete. Dy ditë më parë është bërë shoqërimi i tij. Në Dubai ka disa emra, por nuk ka probleme me drejtësinë, kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit. I është dashur dy ditë policisë shqiptarë të japë informacionet. Pasi janë bërë krahasimet, është konfirmuar se bëhet fjalë për Durim Bamin. Pritet të bëhet ekstradim i thjeshtuar ose një dëbim nga Dubai. Nga dosja hetimore e fundit, ku u lëshuan mbi 50 masa sigurie, Durim Bami shfaqet personazh kyç në botën e krimit. Ka pasur përplasje me bandën e ish deputetit Arben Doka. Në përgjimet ai shfaqet edhe në rolin e një biznesmeni, bën rolin e agjentit, investitor në zonar bregdetare.
Edmond Petraj: Mundësia është zero. Nuk ka vendim të posaçëm sa i takon marrëdhenieve me Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo çështje nuk është e mundur. Kjo marrëdhënie, duhet të kemi marrëveshje ekstradimi. Është e pamundur. Pjesa e përgatitjes së letrave, dokumentacioni duhet t’i kalojë autoriteteve të Dubait. Ai duhet të kalojë në një proces gjyqësor. Me ato akuza të ngritura nga SPAK, rrezikon burgim të përjetshëm. Ai nuk do të ekstradohet.