“Rama i ka dhënë nurin PS”, Gjikondi: I ka hequr frymën PS, por i ka dhënë fitoren. Ka faktorizuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare

schedule20:33 - 12 Qershor, 2024

schedule 20:33 - 12 Qershor, 2024

Analistja Brizida Gjikondi tha se kryeministri Edi Rama i ka dhënë nur Partisë Socialiste. E ftuar në emisionin “Real Story” për 33 vjetorin e themelimit të partisë, Gjikondi u shpreh se kryeministri ka ditur që me aftësitë e tij të lartësojë partinë dhe Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Pas pas shumë kohësh dhe duke parë ku ka arritur fillon edhe arsyeton dhe kupton që mjeti justifikon qëllimin. Tani tashmë pas kaq kohësh në pushtet Rama i ka dhënë nurin e tij PS. Nuk mund të vazhdojmë të ngelemi peng i një mendësie të kontraktuar. Në këtë 33 vjetor të PS, që është si numër i shenjtë, dhe Rama i ka hequr frymën PS. Ka pasur shumë frymë dhe përkushtim por i ka dhënë fitoren. Rama ka dhënë nurin e tij asaj partie dhe nuk ka të dytë në atë parti. Po të shikosh Ramën dhe personat që e rrethojnë është si një polis që ka perëndinë por jo olimpin.

Rama do të qëndrojë, është në lulëzimin e tij më të arrirë në karrierën politike dheintelektuale. Pavarësisht se jam kritike, ka një diferencë të madhe mes Ramës dhe personave të tjerë afër tij. Diferencë intelektuale, diplomatike dhe formimi personal. Rama ka intuitë të madhe në fushën ndërkombëtare. Kjo është mencuaria e tij që ka ditur me anë të tij që të faktorizojë shqipërinë. Kemi disa rekorde, PS ka bërë që të jetë partia më me shumë mandate.”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!