TIRANË- Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 8.8 vite burg, Akil Kullën, nipi i Nehat Kullës.
Atij iu gjet një arsenal armesh në zonën e Kinostudios. Kulla është dënuar në mungesë, pasi rezulton ende i shpallur në kërkim.
Ai u gjet fajtor për armëmbajtje pa leje, grup i strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar armesh.
Procesi ndaj Kullës u zhvillua me gjykim të shkurtuar dhe përfundimisht do të vuajë dënimin me 8.8 vite heqje lirie.