Klani mafioz “Contini Camorra”, një degë e Aleancës Secondigliano, mbajti nën kontroll spitalin “San Giovanni Bosco” në Napoli. Ky ishte zbulimi tronditës i karabinierëve italianë të cilët të koordinuar me prokurorinë kryen 11 arrestime në lidhje me këtë.
Disa konfiskime u kryen edhe ndaj anëtarëve të organizatës kriminale që vepron në Napoli, konkretisht në zonat e San Giovanniello, Borgo San Antonio Abate, Ferrovia, Vasto-Arenaccia, Stadera-Poggioreale dhe Rione Amicizia.
Spitali “San Giovanni Bosco” ishte prej kohësh në qendër të një hetimi tjetër nga Prokuroria e Napolit në vitin 2019, ku klani mafioz ndikoi në menaxhimin funksional të strukturës spitalore që bie në zonën e ndikimit të organizatës kriminale.
/abcnews.al