“Më vjen mirë që brezi i ri ka interes për cirkun”, ka deklaruar mjeshtri i Cirkut Kombëtar, Agron Muho ka treguar në emisionin “Pas Mesnate”.
Ai ka zbuluar se çfarë duhet të ketë një fëmijë si element për të filluar në studion e cirkut.
“Unë si fillim kur i marr i shoh nga paraqitja e jashtme, i shikoj nga kontrolli dhe testimi fizik, kontrolloj veshin muzikor dhe të dhënat që mund të ketë. Mbas një far kohe, një periudhë 3 muaj, 5 muaj, shohim ecurinë. Në qoftë se ka ecuri, e mbajmë, ose bëjmë dhe seleksionime se nuk të del koha të punosh me fëmijët që duhet të punosh. Mbas një far kohe që bëjnë stërvitje, marrin disiplina të ndryshme. Edhe mbas disa kohësh kur ne i shohim që dikush ka ecur, ne fillojmë me mjeshtrat dhe shohim se ku i ka cilësitë ky nxënës. Në qoftë se ky nxënës i ka cilësitë për xhonglime, e kalojmë te xhonglerët, në qoftë se ka cilësi te kllounata, e çojmë atje. Prandaj, është një punë në proces”.
Sakaq, Muho ka treguar se në historinë e cirkut nuk ka pasur asnjë rënie nga lart që të ketë qenë fatale.
“Kemi pasur një edukatë shumë të mirë. Kontrollet teknike kanë qene në rregull. Kanë gjëra normale, që kalojnë. Po nuk u vrave nuk quhesh akrobat, themi ne”./abcnews.al