Të mërkurën, Kosova shënon 25 vjetorin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, kur trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas fushatës ajrore të Aleancës së Veri-Atlantikut kundër caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe Serbi.
Presidentja e Kosovës ka publikuar disa foto me homologun e Shqipërisë, Bajram Begaj ndërsa shkruan se këtë ditë të rëndësishme do ta shënojmë bashkë.
“Me presidentin Begaj në prag të Ditës së Çlirimit, përvjetorit të rëndësishëm të popullit tonë, të cilin do ta shënojmë bashkë”, ka shkruar Osmani.
/abcnews.al