“S’do ketë zgjedhje në Himarë”, Stavri Marko: Fredi Beleri, në Strasburg dhe në bashki

schedule20:18 - 10 Qershor, 2024

schedule 20:18 - 10 Qershor, 2024

Gazetari Stavri Marko thotë se Fredi Beleri mund të mbajë edhe postin e eurodeputetit në Strasburg dhe atë të kryebashkiakut të Himarës. Në një lidhje live për emisionin “Real Story”, ai tha se nuk parashikon se do të ketë zgjedhje në Himarë, duke shtuar se “zhvillime të tjera do na ndjekin”.

Sipas tij, Tirana zyrtare nuk e mori seriozisht kandidaturën e Fredi Belerit për eurodeputet.

“Ata vazhdojnë, do të kenë festa të tjera në qershor. Në qershor do të kenë se çfarë të festojnë. Se çfarë nuk i dihet. Ajo që më vura re është se triumfi ndaj personifikimit Beleri që doli fitues, duhet të shqetësohet Tirana për pikëpamjen neo-nacionaliste që trajtoi Belerin si çështje kombëtare dhe nga ana tjetër që nuk mori parasysh pasojat se Greqia e shikonte seriozisht Belerin si eurodeputet se e shikonte “le të flasë drejtësia” nuk funksionon. Dhe një nga arsyet që Athina ngre çështjen e evropianizmit është shteti ligjor dhe i së drejtës.

Nga kjo pikëpamje, triumfi që sapo ka filluar nga pikëpamja e Belerizmit, Himarës  duket se ka marrë një rrugëtim dhe proces që thjesht dhe flet në bazë të fakteve. Brenda një viti kanë futur katër kryetarë bashkie. Kam parashikuar që në Himarë s’do të ketë datë zgjedhjesh sepse do të ketë zhvillime të tjerash që do na ndjekin gjithmonë. Mund të kemi një Beler në Strasburg dhe në Himarë.”, tha ai./abcnews.al