Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një telefonatë me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fiden, bëri thirrje për angazhimin e Stambollit në ndalimin e ofensivës së Hamasit, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.
“Blinken inkurajoi angazhimin e vazhdueshëm të Turqisë dhe theksoi fokusin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara në ndalimin e sulmeve nga Hamasi dhe lirimin e të gjithë pengjeve”, shtoi ai.
/abcnews.al