Inflacioni i rikthehet rritjes/ INSTAT: Gjatë muajit maj arriti në 2.2%

schedule15:20 - 10 Qershor, 2024

schedule 15:20 - 10 Qershor, 2024

Inflacioni i është rikthyer tendencës rritëse. INSTAT ka publikuar raportin e indeksit të çmimeve të konsumit në bazë të cilit vërehet një rritje e lehtë e inflacionit që ka prekur nivelin e 2.2% nga 2.1% që ishte në muajin prill. Rritja e inflacionit regjistrohet për herë përgjatë këtij viti. Gjithsesi inflacioni mbetet poshtë objektivit të shënjestruar të bankës së Shqipërisë prej 3%.sipas ekspertit Adrian Civici një ecuri e tillë e rritjes së inflacionit mund të vijojë edhe në dy muajt në vijim.

Ekspertët theksojnë se rënia e inflacionit vjen si pasojë e rritjes së normës së interesit nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar ndërsa thekson se ende nuk pritet të ketë një vendim për ndryshim të politikave monetare

Ndikim kryesor në forcimin e inflacionit në vend kanë dhënë shtrenjtimit e ushqimeve por edhe nën grupi qira e lëndë djegëse. Ndërkohë dy shërbimet që kanë pësuar ulje të  çmimeve janë arsimi dhe transporti.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!