Holanda po shqyrton mundësinë për të mos marrë më pjesë në Eurovizion

schedule15:22 - 10 Qershor, 2024

schedule 15:22 - 10 Qershor, 2024

Holanda po mendon të mos marrë pjesë në Eurovision Song Contest vitin e ardhshëm, pasi përfaqësuesi i tyre Jost Klein u skualifikua nga gara e këtij viti, njoftoi shërbimi i tyre publik.

Klein, i cili u kualifikua për në finale në Malmö Arena, u skualifikua vetëm disa orë para se të performonte, pasi dyshohet se kishte kërcënuar një kameramane.

Ishte hera e parë në historinë e Eurovizionit që një pjesëmarrës skualifikohej pas arritjes në finale, gjë që tërhoqi shumë vëmendjen e publikut, pasi Jost konsiderohej si një nga favoritët.

Pas gjithë kësaj, shërbimi publik holandez Avrotros njoftoi se ishin të tronditur nga vendimi dhe deklaruan se Klein nuk e preku gruan.

Pavarësisht marrëveshjes së qartë, Jost u filmua teksa zbriti nga skena dhe nxitoi në dhomën e gjelbër. Në atë moment Jost e bëri të qartë disa herë se nuk donte të filmohej. Kjo nuk u respektua“, tha Avrotros.

Tani NME raporton se përfshirja e tyre e ardhshme është në dyshim./abcnews.al