Flamur Noka është përjashtuar 10 ditë nga seancat plenare në Kuvend.
Kjo masë është marrë pas kaosit të krijuar në Kuvend, seancën e kaluar. Ndërkohë për deputetët e tjerë për të cilën PS kërkoi ndëshkim, nuk është marrë asnjë masë nga Sekretariati i Etikës.
Kujtojmë se në seancën e kaluar pati sërish tensione. Kjo për shkak se deputetët e Rithemelimit iu rikthyen skemës së vjetër të kaosit.
Kujtojmë se Paralelisht me seancën plenare, opozita protestoi me djegie gomash në hyrje të sallës parlamentare, një protestë e cila vjen pak ditë pasi gjykata e apelit do të duhet të vulos faktin e logos së PD-së.
/abcnews.al/