Blair për 25-vjetorin e çlirimit: Nuk pendohem kurrë për mbështetjen ndaj Kosovës

schedule11:17 - 10 Qershor, 2024

schedule 11:17 - 10 Qershor, 2024

PRISHTINË- Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, në fjalën e tij drejtuar Kuvendit të Kosovës, u shpreh se nuk është penduar kurrë për ndihmën e tij për çlirimin e vendit.

“Në takimi me refugjatët kosovarë në kampet e përqendrimit afër Shkupit, kam dëgjuar rrëfime zemërthyese të zhvendosjes, kam parë fytyrat e dëshpëruara nga ferri duke kërkuar në fytyrën time një sens mundësie që t’i ndihmoja. Ne kemi mundur t’i ndihmojmë dhe nuk u pendova kurrë për këtë. Kosova më në fund ishte e lirë, njerëzit e saj kishin mundësi të jetojnë sërish, të shpresojnë sërish në një të ardhme të lirë nga presioni dhe padrejtësia”, u shpreh Blair

Ai shtoi më tej se çlirimi i Kosovës është bërë për të gjithë ata që besojnë në fuqinë e lirisë dhe drejtësisë.

“Për mua lufta për Kosovën nuk ishte vetëm për kosovarët, por për të gjithë, duke përfshirë edhe vendin tim që ka besuar se liria dhe drejtësia janë gjërat për të cilat qëndrojmë, dhe më e rëndësishmja luftojmë për to”, shtoi Blair.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!