Putin kundër armëve bërthamore: Nuk është nevoja t’i përdorim për të fituar luftën në Ukrainë

schedule09:38 - 8 Qershor, 2024

schedule 09:38 - 8 Qershor, 2024

Rusia nuk ka nevojë të përdorë armët bërthamore për të arritur qëllimet e saj. Kështu është shprehur Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën-Petersburg.

Ky është sinjali më i fortë i Kremilinit deri më sot, i cili paralajmëron se konflikti më vdekjeprurës në Europës që nga Lufta e Dytë Botërore nuk do të përshkallëzohet në luftë bërthamore.

“Përdorimi i armëve bërthamore, mospërdorimi, apo përdorimi në çfarëdo rrethanash është i panevojshëm. Ne kemi një doktrinë bërthamore, gjithçka është shkruar atje. Përdorimi i armëve bërthamore është i mundur në rast të një kërcënimi të jashtëzakonshëm për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit”.
Vladimir Putin, President i Rusisë.

Putin tha se nuk e përjashton ndryshime në doktrinën bërthamore të Rusisë, e cila përcakton kushtet në të cilat armë të tilla mund të përdoren. Ai tha gjithashtu se nëse është e nevojshme, Rusia mund të testojë armë bërthamore, megjithëse ai nuk e sheh të nevojshme ta bëjë këtë në kohën e tanishme.

“Nëse është e nevojshme, ne do të kryejmë teste bërthamore. Deri më tani, nuk ka pasur nevojë për këtë sepse aftësitë tona të informacionit, kompjuterët na lejojnë të kryejmë gjithçka ashtu siç është”.
Vladimir Putin, President i Rusisë

Sakaq, Putin shtoi se, Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë dhe si rrjedhojë një mobilizim tjetër i përgjithshëm ushtarak nuk është i nevojshëm. Debati publik rreth sulmeve bërthamore në një skenë në forumin kryesor ekonomik të Rusisë shikohet nga analistët politik si një përpjekje e Kremlinit për të reduktuar frikën bërthamore, në momentin kur lufta në Ukrainë përshkallëzohet drejt asaj që diplomatët rusë dhe amerikanë thonë se është faza e saj më e rrezikshme deri më tani. Rusia dhe Shtetet e Bashkuara zotërojnë gati 90% të armëve bërthamore në botë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!