Pastërtia e pishinave/ Kontrolle në të gjitha subjektet

schedule15:42 - 7 Qershor, 2024

schedule 15:42 - 7 Qershor, 2024

Në ditët e nxehta të verës pishinat janë një nga destinacionet e pëlqyera pas plazhit. Por sa të sigurta janë ato?

Në Qarkun e Tiranës 15 grupe  të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor  kanë dalë në terren për ti monitoruar.

Pastërtia e ujit dhe siguria janë dy kushte të panegociueshme që një pishinë të qëndrojë e hapur.

“Kjo është një gjë që ne nuk e tolerojmë, çdo pishinë duhet të ketë një person të certifikuar për të dhënë një ndihmë të shpejtë.

Subjekti çdo ditë ka detyrim ligjoër të shënojë të gjithë analizën  që bën për ph dhe klorin.”

Deri tani janë kontrolluar 50 pishina dhe në disa prej tyre ka rezultuar.

“Problematika ka qënë mungesa e analizave të ujit,  mungesë rregullore.”

Por çfarë ndodh në raste të tilla?

“Procedura e parë është këshillimi dhe lënia e detyrave,  i lëmë një afat kohor 3 ditë deri në  1 javë  në momentin që ne rikthehemi dhe subjekti nuk ka marrë masa  varet nga procedura ose dokumentacioni që i mungon dhe ne  do marrim masa deri në pezullimin e tyre.”  

Aksioni do të vijojë përgjatë të gjithë sezonit veror dhe vetëm në Tiranë  në monitorim do të jenë më shumë se  120 pishina./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!