Mesfushori i Real Madrid, pranë daljes në pension, tani është i zënë me përgatitjet për Euro 2024 me Gjermaninë dhe është fokusuar edhe tek momenti i kombëtares.
Nëse nuk kemi bërë shumë mirë në kompeticionet e fundit nuk është për shkak të mungesës së talentit. Nëse shikojmë skuadrën, kemi një numër lojtarësh mbi 30 vjeç, nga Manuel Neuer te Ilkay Gündogan, nga Pascal Gross te Thomas Müller dhe Niclas Füllkrug. Problemi, për mendimin tim, ishte se lojtarët nuk ndanin të njëjtën ide, ata nuk ishin bashkuar mirë”.
Cilat janë objektivat për në Euro 2024?
“Kam ndjenja shumë pozitive dhe mendoj se, nëse fitojmë ndeshjen e parë, mund të krijohet një eufori që mund të na çojë larg”.
Po sikur debutimi të mos shkojë mirë?
“Atëherë asgjë nuk humbet. Por ne patjetër duam të fillojmë me një lojë pozitive. Për herë të fundit ia dolëm mbanë në vitin 2016. Dhe kampionati europian në Francë ishte turneu i fundit ku arritëm një paraqitje të mirë.”
Sa i fortë është grupi?
“Ne mund të përballemi me çdo kundërshtar”./ h.ll/abcnews.al