Ushtria nepaleze njoftoi se këtë vit, 11 ton mbeturina u mblodhën nga majat e Everestit, Nuptsa dhe Lotsa në Himalajet dhe se u gërmuan katër kufoma dhe një skelet.
Është kryer pastrimi vjetor i disa maleve në Himalaje, përfshirë Everestin, malin më të lartë në botë, raportoi The Himalayan Times.
Në një deklaratë të ushtrisë nepaleze, thuhet se pastrimi zgjati për 55 ditë. Gjithashtu në pesë vjet u hoqën gjithsej 119 tonë mbeturina, 14 kufoma dhe disa skelete.
Drejtori i departamentit të turizmit të Nepalit, Rakesh Gurung, i tha BBC-së se qeveria planifikon të ndajë një buxhet më të madh për mbledhjen e mbeturinave në të ardhmen.
Vlerësohet se në malin Everest ka më shumë se 50 tonë mbeturina dhe më shumë se 200 trupa./abcnews.al