Kreu i Këshillit Bashkiak të Himarës, Dhimitër Kapaj thotë se Himara ka nevojë për një kryetar që të fillojë punë sa më shpejt, teksa në orën 16:00 do të mbahet mbledhja e Këshillit për të zgjedhur drejtuesin e ri.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Kapaj u shpreh se edhe opozita do t’i bashkohet zgjedhjes së kryetarit të ri.
“Në orën 16:00 kemi mbledhje jashtë radhe të Këshillit Bashkiak. Janë dy kandidatët, do vendosë Këshilli Bashkiak, do marrë drejtimin e Bashkisë Himarë. Besoj edhe pjesa e opozitës do t’i bashkohet zgjedhjes së kryetarit të bashkisë. Për shumë arsye, Himara kërkon një kryetar që të vazhdojë punën. Himara ka turistë, ka shumë lëvizje, duhet një kryetar të fillojë punën sa më shpejt. E gjithë opozita do votojë për një kryetar të ardhshëm. Saktë nuk e shpjegoj dot kush është favoriti, por të dy janë kandidatë që e kanë drejtuar Bashkinë e Himarës. Të dy kanë punuar, kanë eksperiencë. Njëri prej tyre do ketë ndihmën e Këshillit, të komunitetit. Besoj se do të ketë një qetësi, sepse ka ardhur koha që nuk duhet vaazhduar me këtë rrugë që kemi nisur.
Secili prej tyre nuk duhet ta lërë në mes detyrën që kemi nisur, deri kur të vijë koha e zgjedhjeve. Të dy kandidatët e kanë pjekurinë e duhur. Nuk besoj të bëjnë dorëheqje personale. Dua ta falenderoj Balën për punën që ka bërë, ka kaq vite që ka punuar në Bashkinë e Himarës. E gjithë opozita, mesa kemi komunikuar me njëri-tjetrin, janë të gatshëm, që një nga nënkryetarët të zgjidhet kryetar i ardhshëm. Besoj se edhe ata janë të interesuar, janë qytetarë të Himarës. Duhet t’i marrë 14-15 vota”, theksoi ai./abcnews.al



