VIDEO/ Policia bllokon hyrjet, ky është vendi ku u gjet trupi i pajetë i recepsionistit në Dhërmi

schedule12:52 - 7 Qershor, 2024

schedule 12:52 - 7 Qershor, 2024

ABC News ka siguruar disa pamje nga vendi ku e gjet trupi i pajetë i Eraldo Nevruzit.

Gazetari Elton Nika raporton se policia ka bllokuar hyrjet për tek vendi ku u gjend trupi në afërsi të urës së fshatit Iljaz, pranë një guroreje në përroin e Gjipesë, pasi disa orësh kërkime.

Ndërkohë, blutë qendrojnë në gadishmëri për shkak se ekspertiza është duke vijuar.

Trupi u gjet pas kontrolleve të kryera nga policia e Vlorës dhe nga dëshmitë e marra. Ndërsa, kërkimet kanë vijuar nga mbrëmja e së enjtes dhe janë intensifikuar mëngjesin e së kësaj të premte.

Kujtojmë që 31-vjeçari u ekzekutua me armë zjarri nga Gerald Shehu, bashkëpronari i hotelit ku ai punonte si recepsionist.

Autori e ka qëlluar Nevruzin me dy plumba. Më pas, ai i ka kërkuar dy punonjësve të tij, Daniel Qose dhe David Larti një qese për ta vendosur trupin e pajetë në bagazhin e makinës. Autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri-tjetrin ndërsa Shehu e ka qëlluar dy herë me arme zjarri tek shkallët e hotelit./abcnews.al