Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka akuzuar Emmanuel Macron për nxitje të tensioneve në të gjithë Europën.
Ditën e djeshme, presidenti francez tha se po planifikonte të dërgonte avionë luftarakë Mirage 2000 në Ukrainë.
Zëdhënësi i Moskës pretendoi se Macron kishte deklaruar mbështetjen e tij absolute për Kievin dhe tregoi gatishmërinë e tij për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Francës në konfliktin Rusi/Ukrainë.
Franca ka propozuar gjithashtu që pilotët ukrainas të trajnohen në Francë nga kjo verë, tha Macron.
/abcnews.al