Laver Alla ka rënë pre e një “sulmi” të mesfushorit Xhynejt Çutra, i cili nuk ka duruar pas ndeshjes që Erzeni ka humbur në stadiumin “Redi Maloku” me Kastriotin. Futbollisti i shijakasve ka bëre një postim në rrjetet sociale, teksa shkruan: “Laver Alla duke parë VAR-in”.
Postimi i Çutrës, shoqëruar me një foto të marrë nga interneti, është shpërndarë shumë në rrjetet sociale. Erzeni ka pretendime për një gol të anuluar nga gjyqtari Alla në minutën e 35-të, ndaj edhe Çutra ka reaguar në këtë mënyrë.
Mesfushori në të shkuarën ka qenë pjesë e Kastriotit, por kjo nuk e ka kushtëzuar atë për të reaguar për arbitrimin në Fushë-Krujë. Për Erzenin ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, pasi një fitore do i kishte afruar me kreun./abcnews.al