Albin Kurti ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të Vetëvendosjes. Ai ftoi këdo që ka ide të ndryshme, të garojë në zgjedhjet e brendshme të Partisë.
Albin Kurti zyratrizoi kandidimin e tij për kreun e Vetëvendosjes. Këtë vendim ai e njoftoi përmes një postimi në FB. Ish lideri i kësaj lëvizjeje shkruan se inkurajon personat që mendojnë ndryshe, që kanë ide të tjera, si anëtarë e si zyrtarë të Lëvizjes, të paraqesin platformat e tyre edhe të garojnë për kryetar të ri të partisë.
Ai shtoi se afati për kandidim është deri të mërkurën me 10 janar. Kurti shkruan se tashmë është kandidat zyrtar për kryetar, dhe se po përfundon platformën që do ta paraqese pas datës 10 janar.
Albin Kurti bëri thirrje për debate në fushatën për zgjedhjet e brendshme për kryetar të ri të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai theksoi se Lëvizja, duhet të prijë me shembullin e saj. “Le të organizojmë debate në fushatën për zgjedhjet e brendshme për kryetar të ri të Lëvizjes Vetëvendosje, ashtu siç e parashikon edhe Rregullorja jonë e Zgjedhjeve të Brendshme. Kjo do te ishte e vlefshme dhe e dobishme si për demokracinë tonë të brendshme ashtu edhe për Kosovën ku duhet të prijmë me shembullin tonë”, përfundoi Kurti./abcnews.al