Votohet komisioni i reformave/ E miraton mazhoranca. Foltorja kundër. Grupi Basha mungon

schedule18:17 - 6 Qershor, 2024

schedule 18:17 - 6 Qershor, 2024

Fatmir Xhafaj rikthehet me po me të njëjtën zhurmë sikurse iku prej ministër i Brendshëm apo hyrjes së tij në parlament ne 2021, pavarësisht se ishte ndër emrat e fundit të listës së PS për Tiranën.

Xhafaj u votua nga socialistet në Parlament për të drejtuar punën e Anti-korrupsionit, nismë e shpallur dhe e prezantuar në detaje prej vetë kryeministrit Edi Rama. Rizgjedhja e tij në këtë komision, vjen ndërsa ai ka kryesuar reformën me të madhe të qeverisë socialiste, atë në drejtësi, në 2016. Pjesë e këtij komisioni do të jenë dhe Klodilda Bushka, Tongi Gogu e deputetë të tjerë të lidhur me parë me pushtetin lokal të Tiranës.

Per Komisionin “Xhafaj” nga opozitaret pati vetëm nje vote abstenuese të Bujar Leskajt, ndërkohë grupi i besnikëve të Berishës votuan kundër, si Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Edmond Spaho etj. Ata që më parë janë njohur si grupi Bardhi braktisën seancën në momentin e votimit të dy komisioneve.

Këtë te enjte u votua dhe përbërja e Komisionit të Dezinformimit, që do të kryesohet prej Erion Braces. Si ish-gazetar ai do të drejtojë punën në Kuvend për të luftuar informacionin e rremë apo paratë që futen në media nga burime të dyshimta e nga vende jo mike.

Për këtë komision pati dy votat pro nga opozitarët, të Bujar Leskajt dhe Dashnor Sulajt, ndërsa 7 deputetë të tjerë të Berishës votuan kundër.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!