Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dyshohet se qëlloi me armë 31-vjeçarin në Himarë, publikohet fotoja e Gerald Shehut

schedule17:10 - 6 Qershor, 2024

schedule 17:10 - 6 Qershor, 2024

ABC News siguron foton e 43-vjeçarit, Gerald Shehu, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri 31-vjeçarin, Eraldo Nevruzi në Himarë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 në hotel “Grecia” ku janë gjetur gjurmë gjaku, ndërsa nga disa dëshmitarë që janë marrë në pyetje kanë dëgjuar të shtënat.

Mësohet se autori i dyshuar i ngjarjes është Gerald Shehu, i cili rezulton si bashkëpronar i hotelit ku punonte si recepsionist Eraldo Novruzi.



Gazetari Elton Nika në një raportim ‘live’ për “News Line”, zbuloi më shumë detaje në lidhje me zhdukjen e recepsionistit të një hoteli në Dhërmi. Ai raportoi se janë shoqëruar 29 persona për të marrë informacione se çfarë mund të ketë ndodhur.

Ajo që është e konfirmuar nga policia është se Shehu ka qëlluan të riun me armë zjarri. Deri tani nuk është gjetur Eraldo Nevuzi, apo trupit të tij. Shehu, autori i ngjarjes është dhëndri i pronarit të hoteli. Policia e Vlorës është duke bashkëpunuar më atë greke për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar, i cili është larguar drejt Greqisë.

Janë shoqëruar 29 persona për të marrë informacione se çfarë mund të ketë ndodhur.

Janë gjetur pamjet filmike dhe ndaj recepsionistit është qëlluar me armë zjarri nga Gerald Shehu. Policia është duke kërkuar bashkëpunimin e çdo personi për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, si dhe fatit të recepsionistit. Motivi mbetet ende i paqartë. Po hetohet mbi një grindje të castit, apo diçka që mund të kenë pasur të dy personat”, raportoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!