Parlamenti i Japonisë miratoi legjislacionin e ri të mërkurën për të ndalur rënien e nivelit të lindjeve, pasi vendi shënoi një normë rekord të ulët të lindshmërisë totale vitin e kaluar.
Sipas ligjit të ri, qeveria do të rrisë përfitimet e fëmijëve dhe do të zgjasë lejen prindërore.
Miratimi i ligjit të ri vjen pasi qeveria e kryeministrit Fumi Kishida “e sheh periudhën që çon deri në vitin 2030 si shansin e fundit për të ndryshuar trendin, me martesat e vona dhe shqetësimet financiare të përmendura shpesh si arsye për rënien e lindjeve,” raporton Kyodo News i Tokios.
Statistikat e qeverisë zbuluan se shkalla totale e lindshmërisë së Japonisë vitin e kaluar ra në shkallën e saj më të ulët që nga mbajtja e të dhënave në vitin 1947.
Shkalla e fertilitetit, që tregon numrin e fëmijëve që një grua pret, ra në 1.20.
Viti i kaluar ishte viti i tetë radhazi që Japonia, e cila ka rreth 125 milionë banorë, regjistroi rënie të natalitetit./abcnews.al