Një ditë pas zgjedhjes së presidentes së re, vritet me armë zjarri kryebashkiakja në Meksikë

schedule07:58 - 4 Qershor, 2024

schedule 07:58 - 4 Qershor, 2024

Kryetarja e bashkisë së Cotija në Meksikë, Yolanda Sánchez Figueroa, u qëllua për vdekje me armë zjarri të panjohur mbrëmjen e së hënës, një ditë pas fitores triumfuese të Claudia Sheinbaum në zgjedhjet presidenciale të vendit.

Sipas mediave lokale, të panjohurit i zunë pritë Figueroas teksa ajo hynte në një palestër me truprojën e saj.

Sipas të njëjtave burime, kryebashkiakja është plagosur gjatë shkëmbimit të të shtënave, ajo është dërguar në spital ku ka ndërruar jetë pak më vonë.

Figueroa u rrëmbye në shtator të vitit 2023 në qytetin e Zapopanit, kur persona të armatosur i zunë pritë makinës së saj ndërsa ajo po ngiste pa shoqërues.

Në atë kohë, në fakt, ishte bërë e ditur se një nga organizatat kriminale aktive në Meksikë kishte kërcënuar me vdekje Figueroa-n para rrëmbimit të saj./abcnews.al