Laçi dhe Kukësi janë gati për derbin e veriut. Armando Cungu dhe Shpëtim Duro kanë vendosur në lidhje me formacionet. Asnjë ndryshim në kampin kurbinas, ndërkohë që te Kukësi mungojnë lojtarë si Abazaj dhe Musolli, kurse Limaj e Shkurtaj janë në stol. Sulmuesi mund të marrë minuta, kurse për mesfushorin është shumë e vështirë.
Duro ka vendosur që të luajë me Kotobellin në të majtë të mbrojtjes, kurse Kitanovski do të luajë si mesfushori i majtë. Lulaj është pozicionuar si mesfushor qendre, kurse në sulm do të aktivizohet sërish Mirlind Daku, i cili i nderoi verilindorët në ndeshjen me Flamurtarin.
Vlerësim maksimal i ka bërë Laçi-Kukësi dhe Sektori i Arbitrave, teksa do të ketë edhe gjyqatarë linje, madje njëri prej tyre është Juxhin Xhaja, i cili mban edhe stemën e FIFA-s. Po një ndërkombëtar është zgjedhur si kryesor, lezhjani Eldorian Hamiti.
Kategoria Superiore – Java 12
E diel, më 10 nëntor, ora 13:30
Stadiumi i Laçit, Laç
LAÇI-KUKËSI
Laçi: Stajila, Fagaj, Ignjatovic, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha, Nwabueze. Trajner: Armando Cungu
Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Kotobelli, Lulaj, Ethemi, Rroca, Kitanovski, Gavazaj, Daku. Trajner: Shpëtim Duro
Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Ridigers Ccokaj, Erind Burgu, Renato Malaj; Gjyqtarë linje: Juxhin Xhaja, Klajdi Kola
/abcnews.al