Kryeministri spanjoll në largim Sançez, i ka bërë apel spanjollëve që të ndalojnë ekstremin e djathtë. Spanjollët votojnë për herë të katërt në katër vjet, ndërsa sondazhet parashikojnë se ultranacionalistët e VOX mund të dalin e forcë e tretë.
Spanjollët u drejtohen kutive të votimit për herë të katërt në katër vjet, në një kohë që sondazhet parashikojnë përforcimin e partisë së ekstremit të djathtë Vox. Për këtë arsye kryeministri në largim Pedro Sancez bëri apel që të izolohet shpirti i frankizmit. Vendi i rikthehet votimit me shpresën për t’i dhënë fund bllokimit politik, në kuadër të tensioneve që lidhen me çështjen katalanase.
Dhe duke theksuar zemërimin kundër separatistëve katalanas, pas protestave të dhunshme të muajit tetor dhe dënimit me burg për liderët separatist, ultranacioanalistët e Vox janë ngjitur në sondazhe duke dyfishuar pritshmëritë për vendet që mund të fitojnë në parlament, 24 deputët. Duke u bërë në këtë mënyrë forca e tretë politike në vend.
Në shenjë përforcimi, Vox mori të enjten dhe mbështetjen e konservatorëve të partisë popullore dhe liberalëve të Siudadanos. Të gjithë i bashkon ideja për të ndaluar të gjitha partitë pro pavarësisë.Vox ishte pak i njohur deri në vitin 2018, por në zgjedhjet e muajit prill hyri në parlament, duke shënuar fitoren më të madhe të ekstremit të djathtë që nga përfundimi i diktaturës franksite në vitin 1975.
Lideri i Vox, Santiago Abaskal, deklaroi se nëse spanjollët do e mbështesnin,a ta do të pezullonin autonominë e Katalonjës, do të ndalojnë ekzistencën e partive pro pavarësisë dhe do të arrestonin presidentin separatist katalanas Kuim Tora. Sondazhet parashikojnë se lëvizja ksenofobe, antifeministe, anti LGBT dhe anti europiane mund të marrë rreth 50 vende në parlament nga 350. Kryeministri socialist në largim u përpoq të zgjojë elektoratin e së majtës duke i kërkuar që të përballen me frankizmin, dhe duke denoncuar aleancën me konservatorët. Sipas politologëve në vend frika për një rritje të Vox, ekziston si tek e majta ashtu dhe tek e djathta.
Somndazhet parashikojnë se partia popullore do të ngrihet sërish pas rënies së muajit prill kur mori vetëm 66 deputetë, ndërssa humbësi i madh mund të jetë Siudadanos, i cili vazhdon të hutojë elektoratin duke ndryshuar qëndrimet e tij. Sancez konsiderohet sërish fitues por nuk do të shënojë rritje, dhe pse shpreson të marrë më shumë se 123 vende që mori në muajin prill. Ishte pikërisht paaftësia e Psoe-së për të gjetur një marrëveshje me Unidas Podemos – e cila mund të përfundojë forcë e katërt – që e çoi vendin në zgjedhje të reja.
Paqëndrueshmëria politike, duket se nuk do të përfundojë as me zgjedhjet e së dielës: as blloku i së majtës – socialistët dhe e majta radikale, as ai i të djathtës – partia popullore, Vox dhe Siudadanos, duket se do të jenë në gjendje të arrijnë një mazhorancë për të qeverisur vendin. /abcnews.al