OKB thirrje të gjitha vendeve të njohin shtetin palestinez

schedule12:44 - 3 Qershor, 2024

schedule 12:44 - 3 Qershor, 2024

Një grup ekspertësh të OKB-së kanë bërë thirrje që të gjitha vendet të njohin shtetin palestinez për të siguruar paqen në Lindjen e Mesme.

Ekspertët, duke përfshirë raportuesin special të OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në territoret palestineze, thanë se njohja e një shteti palestinez ishte një njohje e rëndësishme e të drejtave të popullit palestinez dhe luftës së tij drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Ky është një parakusht për paqen në Palestinë dhe në të gjithë Lindjen e Mesme – duke filluar me shpalljen e menjëhershme të një armëpushimi në Gaza dhe pa ndërhyrje të mëtejshme ushtarake në Rafah.

Zgjidhja me dy shtete mbetet e vetmja rrugë e rënë dakord ndërkombëtarisht drejt paqes dhe sigurisë për Palestinën dhe Izraelin dhe një rrugëdalje nga ciklet e brezave të dhunës dhe pakënaqësisë”, thuhet në deklaratë.

Thirrja erdhi më pak se një javë pasi Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohën zyrtarisht një shtet palestinez, duke nxitur zemërimin e Izraelit, i cili e ka gjetur veten gjithnjë e më të izoluar për shkak të luftës së tij në Gaza.

Tre qeveritë europiane thanë se masa kishte për qëllim të mbështeste një zgjidhje me dy shtete dhe të nxiste paqen në Lindjen e Mesme.

Ata shpresojnë se vendimi i tyre do të nxisë shtetet e tjera të BE-së të ndjekin shembullin. Parlamenti i Danimarkës më vonë hodhi poshtë një propozim për të njohur një shtet palestinez.

Izraeli ka dënuar vazhdimisht lëvizjet për të njohur një shtet palestinez, duke thënë se ato mbështesin Hamasin, grupin militant palestinez që ka sunduar Rripin e Gazës që nga viti 2007.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!