Patos, shpërthen bombola e gazit, një person përfundon në spital me djegie në trup

schedule09:49 - 3 Qershor, 2024

schedule 09:49 - 3 Qershor, 2024

Një 70-vjeçar ka përfunduar në spital me djegie në trup, ku dyshohet të jenë shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së gazit, në banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne, rreth orës 09:00 në fshatin Manekaj në Patos.

Uniformat blu bëjnë me dije se ky shtetas po transportohet në spitalin e Fierit, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!