Jose Mourinho është gati për aventurën e re. Trajneri i njohur portugez është prezantuar përpara tifozëve të Fenerbahces, teksa u duk mjaft i emocionuar.
“Ju premtoj, që nga tani, unë ju përkas juve si familje. Fanella e Fenerbahces është sikur lëkura dhe kockat e mia.
“Faleminderit për dashurinë tuaj për mua. Normalisht një trajner e sheh dashurinë pas ndonjë fitoreje, por unë e shoh këtë dashuri menjëherë. Kjo është një përgjegjësi e madhe”, tha Mou.
Mourinho do të nisë shumë shpejt nga puna, me klubin e njohur që synon rikthimin te titulli./ h.ll/abcnews.al
Jose Mourinho’dan atkı şov.pic.twitter.com/6GR549AeUH
— Sports Digitale (@SportsDigitale) June 2, 2024