Pas dy sezoneve në Ligue 2, Saint Etienne ia del që të rikthehet në elitën e futbollit francez, duke rrëzuar skuadrën e Metz një kategori më poshtë, me “Të Gjelbërit”, që triumfuan me rezultatin e përgjithshëm të dy ndeshjeve mes tyre 3-4, teksa ia dolën të siguronin ngjitjen në elitë vetëm pas minutave shtesë.
Me takimin e parë që ishte mbyllur me fitoren 2-1 të St Etienne, Metz provoi që të siguronte mbijetesën këtë të dielë, por në fund nuk ia doli të kishte sukses, pasi kjo përballje u vendos vetëm pas minutave shtesë dhe u mbyll me barazimin 2-2.
Metz mbeti me një lojtar më pak që në minutën e 6’ kur Diallo u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa vetëm 11 minuta më vonë Camara shënoi për vendasit duke rindezur shpresën dhe në minutën e 25′-të Mikautadze i dhuroi golin e dytë skuadrës së Metz.
Megjithatë vetëm dhjetë minuta më pas Petrot realizoi për Saint-Etienne, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm. Në pjesën e dytë nuk pati më gola dhe sfida shkoi në shtesë. Fituesi i takimit të “Play-off” u vendos në minutën e 117’, kur Wadjl shënoi për St Etienne dhe siguroi ngjitjen e ekipit të tij në Ligue 1. Kështu sezonin e ardhshëm Metz do të luajë në Ligue 2, teksa Saint Etienne në elitën e futbollit francez. /i.m /abcnews.al