Portali për “Gjobat”/ Gjykata e Tiranës liron të arrestuarit

schedule11:48 - 2 Qershor, 2024

schedule 11:48 - 2 Qershor, 2024

Gjykata e Tiranës liroi nga qelia ish-punonjësen e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Rexhina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga që u arrestuan për publikimin e lajmeve të pa vërteta me qëllim denigrimin e drejtuesve të policisë së shtetit.

Gjyqtari Ardit Mustafaj pranoi kërkesën e prokurorisë  duke caktuar masat detyrim paraqitje për Omerin e Hasanagën. Në seancën që u zhvillua me dyer të mbyllura, mësohet se ish-zyrtarja e AMP dhe gazetari Hasanaga kanë shfaqur pendesë duke kërkuar falje për publikimin e lajmeve në portalin Shqip-neës.info. Nga ana tjetër avokatët mbrojtës i kërkuan gjykatës që arrestimi i klientëve të tyre të cilësohet I paligjshëm dhe në të njëjtën kohë të mos caktohet asnjë masë sigurie, por kërkesa u rrëzua.

Rexhina Omeri dhe gazetari Hasanaga u arrestuan tre ditë më parë më parë për akuzën e falsifikimit kompjuterik pasi në bashkëpunim me zyrtarin tjetër të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Kushtrim Selimi që është ende në kërkim, publikonin shkrime me përmbajtje jo të vërtetë me qëllim denigrimin e figurës për drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit. Policia ka dyshime se Selimi, është edhe koka e këtij rrjeti gjobe vënieje përmes medias online ndërsa ka mundur të largohet ilegalisht në drejtim të Kosovës, dhe pse sipas Sistemit TIMS rezulton brenda vendit. Referuar dëshmisë së gazetarit Hasanaga, ai ka treguar se merrte një pagesë prej 600 erosh në muaj, për të mirëmbajtur dhe publikimin e lajmeve në portalin “ShqipNeës.info”.

Hasanaga është shprehur se kryesisht lajmet i merrte nga Rexhin Omeri me porosi të Kushtrim Selimit.

/abcnews.al