EURO 2024/ Di Lorenzo alarmon “Të Kaltërit”, anësori i mbrojtjes largohet nga grumbullimi i Kombëtares

schedule21:56 - 1 Qershor, 2024

schedule 21:56 - 1 Qershor, 2024

Mund të thuhet se jemi “përkohësisht” me fat, teksa vetëm pak orë më parë Federata Italian e Futbollit njoftoi se anësori i mbrojtjes dhe një prej “yjeve” të skuadrës së Luciano Spalletti, Giovanni Di Lorenzo është larguar nga grumbullimi i Kombëtares italiane, për arsye familjare.

Megjithatë, deri më tani pritet që kapiteni i Napolitë rikthehet për të vijuar me punën për EURO 2024. Siç theksuam edhe më sipër, ky lajm u bë publik nga vetë Federata Italiane e Futbollit, e cila ndër të tjera theksoi se skuadra e tyre është në gjendje të mirë referuar kontrollove mjekësore.

“Kontrollet mjekësore dhe testet atletike të bëra në mëngjes rezultuan pozitive. Seanca stërvitore u zhvillua pas dyerve të mbyllura këtë pasdite, në ditën e dytë të stërvitjes në Coverciano, 15 ditë para debutimit në EURO 2024. Giovanni Di Lorenzo u largua, momentalisht, këtë të shtunë nga grumbullimi në Coverciano për arsye familjare”,- thuhet në njoftimin e Federatës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!