Kryeministri Shqiptar Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të mblidhen sot në Ohër në samitin e dytë të bashkëpunimit rajonal, i ashtuquajturi Minishengeni ballkanik.
Të tre liderët kanë mbërritur që dje në Ohër, për këtë takim, i dyti pas atij të mbajtur në Novi Sad muajin e kaluar.
Samiti sot pritet të nisë në orën 9.00, ndërsa në orën 12.00 është parashikuar një konferencë shtypi e tre pjesëmarrësve. /abcnews.al