Vjen firma e “Special One”, Jose Mourinho merr drejtimin e “gjigantëve” të Turqisë

schedule16:16 - 31 Maj, 2024

schedule 16:16 - 31 Maj, 2024

Këtë sezon ishin vetëm 3 pikë larg titullit kampion, mirëpo me prurjen më të re në krye të pankinës pritet që gjërat të ndryshojnë shumë edicionin e ardhshëm. “Fenerët” turq të Fenerbahce janë padyshim një prej klubeve më historike në Turqi, për të mos thënë më historiku, dhe si një klub i tillë kanë nevojë për një trajner të madh në stol.

Kështu, sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të mirënjohur sportiv, Fabrizio Romano, “gjigantët” e Stambollit kanë arritur marrëveshjen me një prej më të mirëve të epokës aktuale të futbollit, Jose Mourinho, me portugezin, i cili vendosi t’i mbyllë “pushimet”, pas largimit nga stoli i “Verdhekuqve” të Roma.

Sa i përket kontratës personale, “Special One” pritet të qëndrojë dy vite në elitën e futbollit turk, ku do të sjellë te “Verdheblutë” e Fenerbahce, eksperiencën e tij disa vjeçare, teksa më herët në karrierën e tij ka drejtuar ekipe si Porto, Inter, Real Madrid, Chelsea, Manchester United, Tottenham e së fundmi italianët e Roma. /i.m /abcnews.al 

Postimi i Fabrizio Romano: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!