Pas vendimit të KQZ-së për t’i hequr mandatin deputetëve Rehovica dhe Rakipi, reagoi Ambasada Amerikane në Tiranë, që e përshëndeti këtë veprim. Përmes një deklarate të shkurtër, Ambasada Amerikane thekson e “e mirëpret vendimin e sotëm nga KQZ për t’iu hequr mandatet Aqif Rakipit dhe Gledion Rehovicës. Ky vendim është provë pozitive se procesi i rëndësishëm i dekriminalizimit, filluar në dhjetor 2015, vazhdon në Shqipëri”, nënvizon deklarata e Ambasadës Amerikane./abcnews.al


