Teatri Kombëtar e nderoi pas 95 rolesh/ Naun Shundi: Çdo njeri ka nevojë në pension të marrë një duartrokitje

schedule10:35 - 31 Maj, 2024

schedule 10:35 - 31 Maj, 2024

Teatri Kombëtar ka nderuar aktorin dhe regjisorin e njohur, Naun Shundi, i cili ka jetësuar 95 role. I ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ai ka treguar se vlerësimin e ka pritur me shumë dashuri.

Sipas Shundit, çdo njeri ka nevojë që kur del në pension të marrë një duartrokitje qoftë dhe në heshtje.

“Çdokujt i pëlqen kur ndjen mirënjohjen e të tjerëve në raport me veten, sepse mirënjohja është një virtyt njerëzor që jo shpesh e hasim. Gjithekush në jetë, jam i bindur për këtë punë se të tjerët karshi tij janë treguar mirënjohës, vlera e çdo njeriu është që të tregojë ai mirënjohjen karshi të tjerëve, sepse në qoftë se unë të jam mirënjohës ty ose dikujt tjetër, unë nderoj dhe respektoj veten time.

Vlerësimin, unë e prita me shumë kënaqësi. Është një lloj ideje shumë e bukur që unë uroj të vazhdojë, sepse çdo njeri ka nevojë që kur del në pension të marrë një duartrokitje qoftë dhe në heshtje.

Aktorit nuk ia heq njeri të drejtën të vazhdojë të interpretojë në skenë. Bëhet fjalë për një dalje në pension ligjërisht”, u shpreh regjisori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!