Programi i Kombëtares shqiptare/ “Luftëtarët” nisin stërvitjen e parë, të premten nisja në Austri

schedule17:19 - 30 Maj, 2024

schedule 17:19 - 30 Maj, 2024

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për Europianin e Gjermanisë, teksa dje ka zhvilluar stërvitjen e parë, ndërsa ekipi do të niset ditën e nesërme drejt Austrisë.

Kuqezinjtë do të vendosen në Grac, aty ku në një nga komplekset sportivë të qytetit, do të zhvillojnë fazën përgatitore e cila do të zgjasë një javë

Mes fazës, janë përcaktuar edhe dy takime miqësore, me Lihtenshtejnin më 3 qershor dhe Azerbajxhanin më 7 qershor. Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në Haladas, Hungari, vend i cili është larg 1 orë e gjysmë nga Austria./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!