“Komisioni “Ad Hoc”, për reforma jetike”, Hoxha: Mazhoranca ka të drejtë të kërkojë krijimin e komisionit. Nuk zbeh punën e SPAK

schedule13:50 - 30 Maj, 2024

schedule 13:50 - 30 Maj, 2024

Sipas avokatit Arbër Hoxha mazhoranca  ka të drejtë të kërkojë krijimin e komisionit “Ad Hoc”.

I ftuar në “Tirana Live” në ABC News, ai tha se komisionin ‘Ad Hoc’ është për reforma jetike. Ndër të tjera ai tha se krijimi i këtij komisioni nuk zbeh punën e SPAK.

“Në dijeninë time ky komision përveç reformës zgjedhjeje do të kalojë dhe disa të tjera, siç mund të jetë drejtësia penale. Patjetër që nuk është vetëm mazhoranca, por edhe opozita. Më parë ka pasur një marrëveshje ku si duket u bë koncesioni për të kaluar miratimin e disa komisioneve parlamentare të kërkuara nga opozita. Është e drejta e mazhorancës krijimi i këtij komisioni.

Në pikëpamje të parë duket që rezoluta antiokorriupsion dhe reforma e posaçme do të

Republika jonë është parlamentare dhe si e tillë Kuvendi eshtre organi më i lartë ligjvënës. Miratimi i kësaj rezolute jo vetëm që nuk do të zbente punën e prokurorisë dhe gjykatës së Tiranës, por do të minonte atë pretendim të disa faktorëve politikë që mazhornaca po kryen presion ndaj Prokurorisë së Posaçme. Unë si jurist nuk shoh asgjë të keqe.

Në momentin që pretendojmë të jemi pjesë e ndërkombëtarëve, opinioni publik ndryshon. Është e trishtë që ti besojmë fatin e vendit të huajve. Sa herë që ka një garanci ndërkombëtare si vende të vogla si ne… kujtojmë se Kroacia është aty ku është falë ndërhyrjes së ndërkombëtarëve. Në këto kushte prezenca e ndërkombëtarëve është një garanci më tepër. Mund të jetë dhe për opinion publik si një garanci ekstra. Prezenca e ndërkombëtarëve mund të jetë i rëndësishëm për perceptimin publik. Ajo që ka vlerë është që të mos jetë një dublim i punës së Prokurorisë. Ndryshe do të kemi vendime të cenueshme. Si duket opozita ka ndrojtjen e fillimit dhe besoj se do e kalojë si gjithmonë.”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!