Aleanca ushtarake do të zhvillojë një takim jozyrtar sot dhe nesër nën presionin e disa anëtarëve të saj, përfshirë Francën, të cilët duan që Ukraina të lejojë të godasë territorin rus me armë që i janë dhënë Kievit nga vetë aleatët e NATO-s.
Ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s do të diskutojnë gjatë takimit për këtë çështje, si dhe për furnizimin me armë dhe municione të Ukrainës, kryesisht në sistemet e mbrojtjes kundërajrore, në një kohë kur një sulm i madh rus është duke u zhvilluar në rajonin e Kharkiv.
Debati për përdorimin ose jo të armëve që vendet perëndimore i kanë ofruar Kievit, veçanërisht raketat me rreze të gjatë veprimi, ka sjellë trazira në vendet e NATO-s.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ai ishte pozitiv, por shumë vende aleate me Ukrainën, përfshirë Shtetet e Bashkuara , duken më hezituese, nga frika e një konfrontimi të drejtpërdrejtë me Moskën.
/abcnews.al