SHQIPËRI- Dy persona jane arrestuar nga policia dhe nje tjeter eshte shpallur ne kerkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti.
Krimi Kibernetik dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore kishte nisur hetimet në lidhje me zyrtarët e AMP Regina Omeri, Kushtrim Selimin dhe gazetarin Ervis Hasanaga pas një denoncimi të një personi i cili ishte denigruar nga shkrimet në portalin shqipnews.info.
Policia e Tiranës informoi se u arrestuan Regina Omeri, punonjëse e AMP-së Durrës dhe gazetari Ervis Hasanaga ndërsa u shpall në kërkim shtetasi Kushtrim Selimi, 39 vjeç, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Shefi i Sektorit në AMP Kushtrim Selimi, përmes portalit që kishte hapur me zyrtaren tjetër të AMP Rexhina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupin, Florjan Sulejmani etj me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rreme.
Qëllimi i Selimit ishte që përmes këtyre shkrimeve synonte që përmes presionit të emërohej drejtor.
Në celularët e të arrestuarve janë gjetur dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për t’i vendosur gjoba./abcnews.al