Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan kritikoi Kombet e Bashkuara dhe i bëri thirrje botës islamike të reagojë pas sulmeve të fundit izraelite në Rafah.
Deklaratat e liderit turk vijnë në ditën kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë për sulmet e fundit të Izraelit në një kamp refugjatësh, ku raportohen dhjetëra viktima.
“I kam disa fjalë që dua t’ia them botës islamike: çfarë prisni që të merrni një vendim të përbashkët. Izraeli nuk është vetëm kërcënim për Gazën, por për gjithë njerëzimin”, tha Erdogan.
Që nga nisja e luftës në Gaza, mes Izraelit dhe Hamasit, Erdogan vazhdimisht ka kritikuar shtetin hebre për veprimet e eskaluara në territor.
/abcnews.al