Izraeli shton sulmet ajrore në Rafah, Këshilli i Sigurimit të OKB thërret mbledhje urgjente

schedule07:09 - 28 Maj, 2024

schedule 07:09 - 28 Maj, 2024

Izraeli po shton sulmet e tij ajrore në Rafah gjatë mëngjesit të sotëm , edhe pse ndërkombëtarët kanë bërë thirrje, që të ndalen sulmet ndaj civilëve.

Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka kërkuar një mbledhje urgjente për të diskutuar situatën në atë sektor të Rripit të Gazës.

Spanja, Norvegjia dhe Irlanda do të njohin zyrtarisht një shtet palestinez sot, duke shkaktuar një reagim të zemëruar nga qeveria izraelite.

Në terren, ekipet e AFP-së në qytet raportuan se granatimet e reja ishin nisur në qendrën dhe perëndimin e Rafahut, në skajin jugor të Rripit të Gazës, ku ushtria izraelite ka kryer operacione tokësore që nga fillimi. e majit.

Sulmet e reja ajrore erdhën në mes të protestave ndërkombëtare dhe dënimit të bombardimit të një kampi të personave të zhvendosur të dielën mbrëma, i cili vrau 45 njerëz dhe plagosi 249 të tjerë, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!