Broja ka luajtur pak me klubin? Sylvinho: Është në gjendjen optimale. Lojtar i shpejtë dhe i fortë

schedule16:35 - 27 Maj, 2024

schedule 16:35 - 27 Maj, 2024

Për trajnerin e kombëtares shqiptare, Sylvinho, Armando Broja është në gjendjen optimale, ndonëse ka luajtur pak me klubin e tij.

Gjatë konferencës për shtyp, pas publikimit të listës së lojtarëve të cilët do të grumbullohen për në EURO 2024, Sylvinho u shpreh se Broja është një lojtar i shpejtë dhe i fortë.

Sylvinho shtoi se në Gjermani do të merren vetë lojtarët të cilët jashtë 100 përqind gati fizikisht dhe psikologjikisht.

“Kriteret që ka përdorur trajneri, lojtarët duhet të jenë 100% gati, fizikisht dhe psikologjikisht. Është Muçolli, do doja ta kisha, ka pasur një dëmtim, nuk ishte gati, prandaj nuk e mora dot. Sa i përket Brojës, është lojtar shumë i shpejtë, shumë i fortë, është rikuepruar, në aspektin fizik është në gjendjen optimale, ashti si Rey Manaj. Janë dy lojtarë që mund të na japë shumë në fushën e lojës. Në rastin tonë, nuk është kriter fakti që nuk luan rregullisht me klubin”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!