Sesko në radarët e “Djallit”, Milan gati thasët për talentin slloven

schedule13:16 - 27 Maj, 2024

schedule 13:16 - 27 Maj, 2024

Pas një sezoni katasftrofik ku nuk arritën të siguronin asnjë trofe, “Djajtë” e Milan duket se po fillojnë përgatitjet për edicionin e radhës, ku padyshim një repart që kërkon përforcime është sulmi, me “gjigantët” e Italisë, që prej kohësh kërkojnë shërbimet e holandezit, Joshua Zirkzee dhe së fundmi ka edhe një emër të ri, Benjamin Sesko.

Sulmuesi i kombëtares sllovene mbylli sezonin e parë në Bundesliga me Leipzig, skuadër me të cilin 14 gola në kampionat, performancë e cila, sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane e ka çuar çmimin e 20-vjeçarit të talentuar në plot 65 milionë euro.

Sesko cilësohet si zëvendësuesi perfekt i francezit Oliver Giroud, i cili vendosi të vijonte karrierën në MLS e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mirëpo “bomberi” nuk pëlqehet vetëm nga “Djajtë’ e Italisë, por edhe në Premier League, aty ku ka interes nga klube të ndryshme. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!