Policia indiane njoftoi sot arrestimin e një mjeku dhe pronarit të një spitali të palicensuar për fëmijë pas një zjarri që vrau gjashtë të porsalindur në Nju Delhi.
Sipas zyrtarit të policisë, spitali “nuk kishte sistem shpëtimi në rast zjarri”. Përveç kësaj, leja e funksionimit i kishte skaduar në mars dhe pronari kishte porositur gjithashtu më shumë se dyfishin e numrit të shtretërve që lejohej të kishte. “Spitali ishte i licencuar për një numër maksimal prej pesë shtretërish, por kishte instaluar më shumë se dhjetë”, tha zyrtari i policisë.
12 të porsalindur u nxorën me urgjencë nga spitali gjatë zjarrit, por 6 prej tyre kishin vdekur. 5 të porsalindurit që i mbijetuan zjarrit janë transferuar në një spital tjetër, ku janë në kujdesin e mjekëve.