Struga Trim Lum ka arritur një fitore të madhe përballë Vardarit në shtëpi. Ekipi shqiptar triumfoi 2-1 kundër kryesuesve të kampionatit të Maqedonisë së Veriut. Kirovski dhe Tafe shënuan golat e fitores në pjesën e parë, teksa rrjeta e Micevskit nuk i shërbeu Vardarit.
Renova reagoi pas humbjes me Vardarin në transfertë dhe mori një pikë ndaj Akademisë Pandev. Miqtë zhbllokuan ndeshjen shumë shpejt, ndërsa Ilirid Ademi barazoi rezultatin 16 minuta përpara fundit të ndeshjes.
Shkupi ngec jashtë fushe. Ekipi kryeqytetas humbi përballë Sileks. Vendasit shënuan golin e fitores në minutën e tretë dhe Shkupi nuk ia doli të evitonte humbjen. Shkëndija zbret nesër në fushë dhe do të tentojë fitoren kundër Rabotnickit në transfertë. Kuqezinjtë numërojnë 18 pikë dhe do të tentojnë t’i afrohen Vardarit të vendit të parë, që ndodhet në kuotën e 30 pikëve. /abcnews.al
MAQEDONIA E VERIUT – LIGA 1
E shtunë, më 9 nëntor, ora 13:00
Borec-Makedonija GP 1-1
Renova-Akademija Pandev 1-1
(Ademi 74′ / Pandev 8′)
Sileks-Shkupi 1-0
(Zeravica 3′)
Struga-Vardar 2-1
(Kirovski 25′, Tafe 45+1′ / Micevski (pen) 80′)