Mbyllen pjesët e para në Ballsh e Gjirokastër, ndërkohë që është shënuar vetëm një gol. Skënderbeu ka realizuar në fund të pjesës së parë pas një penalltie shumë të dyshimtë të akorduar nga arbitri Erjon Bastari.
Krasniqi u tregua i saktë nga pika e bardhë. Ballshiotët kishin mundësinë të shënonin të parë, por Hidi, po me penallti, nuk ia doli të shënonte dot. Portieri i ballshiotëve ishte i pasaktë, duke e dërguar topin jashtë. Kështu, pjesa e parë u mbyll me epërsinë e korçarëve.
Në Gjirokastër Teuta e dominoi ndeshjen, por durrsakët vazhdojnë të vuajnë kur vjen puna te finalizimi. Trajneri Bledi Shkëmbi hodhi në fushë edhe Nikac, por në 45 minutat e parë skuadra e tij nuk ia doli të shënonte dot.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 13
E shtunë, më 9 nëntor 2019, ora 13:00
LUFTËTARI-TEUTA 0-0
Luftëtari: Paiteris, Qato, Lala, Isufaj, Kukaj, Prikas, Dragoshi, Açka, Hyseni, Dushkaj, Lika. Trajner: Giorgios Marantasa
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, Avdyli, Kallaku, Çyrbja (Nikac 37′), Gashi, Khalid. Trajner: Bledi Shkëmbi
GJYQTARË: Emirjon Sino, Orgest Grabova, Mario Shazivari, Hermal Llapra
Kartonë të verdhë: Kukaj 45′ / Gashi 20′, Hoxha 23′, Khalid 41′
BYLIS-SKËNDERBEU 0-1
Shënues: Krasniqi 45+2′ (pen.)
Bylisi: Hidi, Ymeralilaj, Goxha, Janku, Peposhi, Turabov, Mëllugja, Murataj, Ntephe, Qardaku, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan
Skënderbeu: Koliçi, Ndecky, Meksi, Pollozhani, Pëllumbi, Vitija, Elezi, Taipi, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja.
GJYQTARË: Erjon Bastari, Rejdi Avdo, Gerant Qirici, Andi Koçi
Kartonë të verdhë: Pëllumbi 17′, Ndecky 22′, Taipi 29′
/abcnews.al