Përplasa për vdekje 42-vjeçarin/ Ende në kërkim autori, aksidenti në afërsi të “Malit të Robit”

schedule11:58 - 26 Maj, 2024

schedule 11:58 - 26 Maj, 2024

Në orët e para të mëngjesit në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit, është gjetur pa shenja jete një 42 vjeçar, banues në Lushnjë.

Nga veprimet e para dyshohet se është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar. Mësohet se 42-vjeçari, një person me probleme të shëndetit mendor zakonisht qëndronte në rrugën kryesore e dytësore në Golem duke kryer veprime të rrezikshme.

Policia rrugore e Kavajës dhe grupi hetimor po këqyrin kamerat dhe po kryejnë veprime hetimore për të bërë të mundur identifikimin e automjetit,  kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!