Presidenti i Ukrainës tha se homologu i tij rus ishte i frikësuar nga samiti në qershor, që mund të detyronte Rusinë për paqe. Volodymyr Zelenskyy ka thënë se presidenti rus ka frikë se çfarë mund të arrijë një samit i ardhshëm ndërkombëtar i paqes.
Udhëheqësi i Ukrainës tha se samiti i qershorit “nuk do ta lejonte Putinin të gënjejë më”, duke thënë se askush në botë nuk dëshiron luftë, përveç atij që ai e quajti agresor rus.
“Bota është në gjendje të detyrojë Rusinë në paqe dhe në përputhje me normat ndërkombëtare të sigurisë. Rusia nuk ka fuqi për të kundërshtuar shumicën botërore,” tha ai
Zelenskyi kritikoi liderët e shteteve të Azisë Qendrore që deri më tani nuk kanë pranuar të marrin pjesë.
Samiti i Paqes është një format që nuk do ta lejojë më Putinin të gënjejë. Dhe pa gënjeshtrat e tij, ai nuk është askushi.
Deri më tani, 50 shtete kanë konfirmuar pjesëmarrjen në samitin që do të zhvillohet në një vendpushim më 15-16 qershor.
Do të marrin pjesë gjithashtu krerët e Këshillit të Evropës, dhe Komisionit Evropian.